Propozohet testi i “idiotit” për shoferët e papërgjegjshëm në Shqipëri, ja çfarë përmban

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj në një tryezë ku u diskutuan shkaqet e numrit të madh të aksidenteve rruge propozoi se ka ardhur koha për të implementuar dhe testin e “idiotit” që aplikohet edhe në Gjermani.

Sipas tij më shumë ka të vdekur në akidente sesa nga krimet. “Ky takim ka rëndësi të marrë, përpjekje fillestare që do të vazhdojë për 2020 meqë viti i sigurisë rrugore”. Vetëm në 2019 vdiqën 227 persona humbën jetën nga aksidentet, më e lartë se shifra e krimit që shkon deri në 50 të vrarë. Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit që duhet të ulen”, tha Lleshaj.

Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende kemi një lloj sjellje në rrugë të papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre, në Gjermani quhet testi i “idiotit”.

Testi që do shihni më poshtë është një version i përkthyer i testit që bëhet në Gjermani i cili propozohet t’i nënshtrohen edhe drejtuesit e automjeteve në Shqipëri.

Testi përmban këto lloj pyetjesh:

Sa datëlindje kanë njerëzit?
Disa muaj kanë 31 ditë, të tjerët 30. Sa muaj kanë 28 ditë? 
Nëse shkoni në shtrat në 8 të mëngjesit ora juaj e alarmit është e vendosur për t’iu zgjuar në orën 9 të mëngjesit tuaj, sa kohë keni fjetur?