Ford Mustang GT i ri me 700 kuajfuqi i gatshëm për SEMA

Panairi i veturave të modifikuara, SEMA, që do të mbahet në Las Vegas, ngadalë po afrohet (nga 5 nëntori) dhe njëri nga modelet që do të ekspozohet është edhe ky Ford Mustang GT i modifikuar.

Për dizajnin e këtij Mustangu përgjegjës është Khyzyl Saleem, ndërsa për realizimin është përkujdesur kompania Galpin Auto Sports nga Los Anxhelosi.

Eksterieri i tij është me ngjyrë të kombinuar (kuq, të zezë dhe të bardhë) i cili ka dizajne sikur të modelit për gara Ford GT40, transmeton Koha.net. Ky model, në vitin 1966 mori pjesë në garën “24 Hours of Daytona”.

Mustangu i ri, po ashtu, vjen me set të rrotave 20-inçësh “Fifteen52 Podium Super Touring”, amortizatorët “ST Suspension XTA”, sistemin “MagnaFlow” të shkarkimit të gazrave dhe sistemin e frenimit “Wilwood”, ndërsa interieri i tij karakterizohet me ulëset “NRG” dhe timonin me stil të “Nascar”-it.

Ford Mustang GT, në SEMA do të prezantohet me motor 5.0-litër V8 me kompresor “Roush”, i cili zhvillon 700 kuajfuqi, si dhe me marshin manual me 6 shpejtësi.