Chevrolet vjen me dy versione të modelit Corvette: një kabriole, një makinë garash

Pasi prezantoi makinën me motor të nivelit mesatar në korrik, Chevrolet vjen me dy variante të modelit legjendar, Corvette: një kabriole, një makinë garash.

Drejtuesit kanë thënë se Chevrolet ka në plan që 50% të Corvette t’i ndërtojë si kabriole.

Corvette e vitit 2020 do të ketë një çati të lëvizshme që mund të hapet e të mbyllet edhe me 45 km/orë.