Volvo XC90 vjen me një sistem të ri për kursimin e karburantit

Pas prezantimit të gjeneratave të reja të modeleve të saj, Volvo tani po i kushton vëmendje anëtarëve më të vjetër të rangut.

Pas 320,000 shitjesh që nga prezantimi i këtij modeli, XC90 po merr disa ndryshime në anën vizuale. Këto ndryshime përfshijnë grilën frontale të re, që është një linjë me ofrimet më të fundit të kompanisë. Rrotat janë po ashtu të reja. Dy janë opsionet për ngjyrat, të cilat i shihni tek versionet e treguara në foto.

Në anën e brendshme të makinës nuk ka ndryshuar asgjë. Volvo beson se dizajni superlativ dhe çmim-fitues i XC90 është i përditësuar dhe nuk ka nevojë për përmirësime.

Megjithatë, Volvo ka ofruar një rang të ri me konfigurime ndenjësesh. Kjo do të thotë se tani makina mund të porositet me kabinë me pesë, gjashtë ose shtatë vende.

Por ndryshimi më i rëndësishëm i versionit të ri është sistemi i ripërtëritjes së energjisë kinetike.

Sistemi përdor energjinë që humbet në frenim për të ndihmuar në fuqizimin e motorit elektrik. Po, është teknologjia e Formula 1 në një Volvo. Sipas Volvo, sistemi mund të ruajë deri në 15% të karburantit.