Publikohen fotot e para të Volkswagen T-Roc kabriole, shihni se si duket

Volkswagen ka konfirmuar kohë më parë një version kabriole të SUV-it T-Roc i cili pritet të arrijë në fillim të vitit 2020. Një prototip i maskuar i T-Roc kabriole është vërenjtur gjatë testimeve në rrugë publike.

Megjithese makina ishte e mbuluar me një shtresë që pothuajse mbulonte tiparet e makinës, dukej fare qartë se automjeti është një version i SUV-it më të vogël të Volkswagen. Ndryshe nga origjinali makina përveç se do të jetë kabriole, do të ketë  2 dyer.

Nuk janë bërë të ditura shumë detaje për të por thuhet se do të ketë një motor me 1.0 ose 1.5 litra dhe që do të prodhoje 150 kuaj fuqi. Makina standarte T-Roc ka një motor TSI 2.0 litërsh dhe prodhon 190 kuaj fuqi.

 

Kompania ka investuar 80 milionë euro në Osnabrück, Gjermani ku aktualisht po prodhohen modelet VW Tiguan dhe Porsche Cayman, ku është bërë edhe Golf Cabriolet. Si një fabrikë që ka përvojë të konsiderueshme në prodhimin e makinave të konvertueshme aty po ndërtohet edhe versioni kabriole i SUV-it T-Roc. 


Volkswagen ka ambicie për të rritur linjën e saj të SUV-ve deri në 20 modele deri në vitin 2020. Volkswagen Tiguan është në listën e 10 makinave më të shitura në botë.