Volkswagen së shpejti me investime të reja në Kosovë

Në letrën drejtuar bordit menaxhues të Volkswagen, ministri Shala shkruan se nisur nga informacionet se kompania po planifikon investime në Evropën Juglindore, kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do të donin të shprehin gatishmërinë që të shërbejnë në drejtim të sjelljes së këtij investimi në Kosovë.

“Më lejoni të ju tregoj se Kosova renditet e 44-ta në raportin e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, dhe se jemi vendi me pozicionin më të mirë gjeografik në rajon”, shkruan Shala në letër drejtuar kompanisë gjermane të veturave Volkwagen.Sipas letrës dërguar nga ministri Shala, thuhet se popullata e re, baza legjislative dhe disa fakte tjera, janë arsyet që duhet ta bëjnë Volkswagenin të investojë në Kosovë, duke shtuar se edhe preferencën e kosovarëve për këtë markë si element shtesë.

 

“Do të doja të ju njoftojë edhe me preferencat e qytetarëve të shteteve të rajonit sa i përket veturave. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të vlerësohen si shtete ku qytetarët vozisin Mercedes, Serbia mund të quhet si vend i Fiatit për shkak të fabrikës që është atje. Kosova padyshim mund të quhet vend i Volskwagenit, meqë janë shumë të preferuara nga qytetarët tanë dhe besoj që kemi numrin më të madh të veturave Volkswagen për kokë banori”, shkruan Shala.