Volkswagen kthen modelin Jetta në një makinë super të shpejtë.

Volkswagen Jetta 2019 është një makinë që u prezantua këtë vit por që do të dale në treg vitin që vjen. Ajo ishte një makinë e rehatshme e bukur dhe moderne por jo dhe aq e shpejtë. Të paktën jo aq e shpejtë sa për të thyer ndonjë rekord botëror.

Por Volkswagen ka planifikuar që ta bëjë Jetta-n një supermakinë. Një Volkswagen Jetta e modifikuar do të kërkojë të thyejë rekordin e Bonneville Salt Flats në Wendover Utah. Rekordi aktual i shpejtësisë është 208.472mph dhe Volkswagen është duke modifikuar një Jetta për ta thyer këtë rekord. Kjo do të thotë që Jetta-s së re i duhet një motorr i ri më i fuqishëm. Jetta do të ketë një motorr të modifikuar 2.0 litërsh turbo me 4 cilindra e ngjashme me ato të përdorura nga Volswagen tek modelet e makinave Golf. Ky motorr do të vendoset tek modeli i ardhshëm Jetta GLI. Motorri i    makinës Jetta me të cilën Volswagen do të mundohet të thyejë rekordin ka rreth 493 kuajfuqi por mos prisni që Volkswagen do të një motorr kaq të fuqishëm tek GLI, motorri i GLI do të ketë fuqi më të reduktuar.

Përveç motorrit Volswagen gjithashtu ka modifikuar amortizatorët, gomat, disqet e makinës si edhe pak formën e makinës për të përfituar më shumë nga aerodinamika. Gjithashtu Volkswagen ka vendosur edhe parashuta që të ndihmojnë makinën të ndalojë. Volkswagen do të mundohet ta thyejë rekordin gjatë Bonneville Speed Week e cila zhvillohet nga data 11-17 gusht. Modeli i ri Jetta GLI pritet të prezantohet gjatë muajve të ardhshëm. Edhe pse nuk do të jetë kaq e shpejtë sa makina që do të mundohet të thyejë rekordin Jetta GLI pritet të jetë një makinë e shpejtë dhe argëtuese.

This post is also available in: English