Tesla Model S P100D vs Lamborghini Aventador S: Një makinë elektrike përballë një supermakine

Tesla kundër Lambo. Një sedan elektrik kundër një makine me karburant. Apo mos duhet të themi një makinë elektrike përballë një supermakine?

Kjo garë vë përballë Tesla Model S P100D, kundër Lamborghini Aventador S.

E njëjta Lamborghini Aventador është përballur edhe me Tesla Model X P100D SUV, dhe ka fituar. Por ne të gjithë e dimë që Model S është më e shpejtë.

Pra, cila makinë do të jetë në avantazh kësaj rradhe?

Ka tre lloje sfidash brenda kësaj gare. Njëra është gjysëm kilometri i parë. E dyta është kur makinat arrijnë shpejtësinë 177 km/h dhe e treta është testi i frenimit.

Epo Model S fiton të paktën njërën nga sfidat. Për më tepër shikoni videon më lart.