Superjahti Vida po përgatitet për testimet në det të hapur

Kantieri hollandez Heesen ka përfunduar ndërtimin e superjahtit prej 55 metrash të quajtur Vida. Ky është jahti i parë nga pesë jahtet të cilat janë planifikuar nga kompania  për tu përfunduar brenda këtij vitit. Heesen po përgatitet për nxjerrjen e këtij jahti në det të hapur për të kryer testimet e fundit përpara se t’ja dorëzojë pronarit në pranverë. Pas udhëtimeve në Mesdhe ky jaht pritet   të marrë pjesë edhe tek Monaco Yacht Show.

Pamja e jashtme e jahtit u dizenjua nga Omega Architects ndërsa ajo e brendshme nga Francesco Paszkowski dhe Margherita Casprini në bashkëpunim me Be Desing Associates me qendër në Florida. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 5 dhoma. Gjithashtu një veçori e këtij jahti janë edhe dritaret e mëdha të cilat lejojnë që të hyjë drita e diellit në të gjithë pjesën e brendshme të jahtit. Ky jaht ka një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh ndërsa shpejtësia normale e udhëtimit është 13 nyje.

This post is also available in: English

Tagged as: