Superjahti Columbus S50 është afër përfundimit të ndërtimit

Kantieri italian Palumbo Superyachts ka njoftuar se ndërtimi i superjahtit Columbus S50 ka hyrë në fazën e fundit dhe është afër përfundimit. Pamja e jashtme dhe e brendshme e këtij superjahti janë dizenjuar nga dizenjuesi i njohur fiorentin Luca Dini. Jahti do të mund të akomodojë 12 persona në 5 dhoma si edhe një staf prej 9 anëtarësh.

Jahti mendohet të ketë një hapësirë të mjaftueshme një vendosur një spa dhe një pishinë megjithëse Palumbo Superyachts nuk ka dëshiruar të jape më shumë informacione rreth detajeve të jahtit. Jahti do të ketë një shpejtësi maksimale prej 20 nyjesh ndërsa në shpejtësinë prej 15 nyjesh ky jaht munsd të përshkojë pa u ndaluar një distancë prej 3000 miljesh detare.

This post is also available in: English