Super vetura 600 mijë euroshe me 6 rrota

Kjo është super vetura sportive e vetme me 6 rrota e cila mund të vozitet në rrugë publike, Covini 6SW.

Covini 6SW me dizajn unik ka debutuar në vitin 2008, por sot vështirë se dëgjoni për super veturën e vetme italiane me gjashtë rrota.

Covini është një prodhues i vogël italian i veturave por me ëndrra të mëdha.

Vetura e tyre me gjashtë rrota ka debutuar pothuajse 10 vite më parë ndërsa edhe sot mund të porositet e njëjta nga ueb sajti i tyre.

Një Covini 6SW kushton rreth 600 mijë euro për tu porositur nga ueb faqja e tyre zyrtare.

Kjo veturë me 6 rrota ka motorin 4.2 litërsh V8 i cili prodhon 500 kuajfuqi.