Sunseeker prezanton planet për superjahtin e saj më të ri

Kompania Sunseeker përdori evenimentin e Boot Dusseldorf boat Show për të prezantuar planet e superjahtit të saj më të ri të quajtur Project 8X.

Edhe pse kompania britanike nuk dha ndonjë informacion në lidhje me përmasat e këtij superjahti, ajo deklaroi se ky jaht do të jetë pikënisja për jahtet më modernë dhe më të mëdhenj të cilët kjo kompani do të ndërtojë në të ardhmen.

Sipas Sunseeker ky jaht do të jetë i ndryshëm nga modelet të cilat janë ndërtuar nga kjo kompani deri më tani. Superjahti Project 8X mendohet që të përfundojë së ndërtuari në vitin 2020.

Sipas kompanisë një veçori e këtij jahti do të jetë beach club-i i cili do të ketë edhe zgarën për të pjekur si edhe mund të shndërrohet në arenë argëtimi. Jahti do të mund të akomodojë deri në 8 persona si edhe një staf prej 5 personash. Sipas menaxherit të shitjeve pranë kompanisë Sunseeker ky model do të jetë baza e jahteve që do të ndërtohen nga kjo kompani në të ardhmen.

This post is also available in: English