Skoda Superb 2019 vjen me motor dhe teknologji të njëjtë me Volkswagen Passat

Këto janë pamjet e para të Skoda Superb, e cila do të bëjë debutimin në javët në vazhdim.

Modeli flagship i markës çeke të automjeteve, do të pësojë disa ndryshime kozmetike, si dhe ridizajn teknik, duke marrë teknologjinë nga Volkswagen Passat i fundit.

Duke gjykuar nga fotoja zyrtare e Skoda, përditësimet në stilin e Superb të re përfshijnë fenerët, grilën dhe parakolpin me llampat LED.

Interiori do të adoptojë sistemin e informacionit dhe panelin e instrumentave më të fundit të Volkswagen Group.

Por ndryshimi më i madh që sjell Skoda Superb është adoptimi i teknologjisë plug-in hibride për herë të parë.

Skoda planifikon të përdorë të njëjtin motor si tek Volkswagen Passat GTE, i cili kombinon motorin turbo 1.4-litër TSI benzine me një motor elektrik dhe baterinë 12kWh për një output të kombinuar prej 215 kuaj fuqi.

Përndryshe, Superb e re do të trashëgojë motorët tradicionalë nga Passat. Variantet e motorit me karburant përfshijnë tre opsione motorësh me benzinë dhe katër opsione motorësh nafte.

Motorët e benzinës variojnë nga 148 në 268 kuaj fuqi. Ndërsa motorët e naftës variojnë nga 118 në 237 kuaj fuqi.

Modelet e nivelit fillestar vijnë standard me një transmetimin manual me gjashtë marshe, ndërsa versioni më i fuqishëm do të ketë një transmetim DSG me shtatë shpejtësi dhe sistem me të gjitha gomat aktive.

Shefi i marketingut i Skoda, Alain Favey, konfirmoi se Skoda Superb PHEV do të jetë hibridi i vetëm në këtë rang. Ai shpreh se do të ketë version hibrid, që do të ofrohet në prerje të ndryshme.