Predator 6.6, mjeti ushtarak off-road që është kthyer në një “shtëpi mbi rrota”

 Ky mjet është kthyer nga “Light Medium Tactical Vehicles ”, ku më parë ka qënë përdorur nga ushtria për të transportuar ushtarët dhe ngarkesat nëpër terrene të ashpra. Është një mjet ushtarak i kthyer në një shtëpi mbi rrota dhe duket bukur.

Nga brënda e ka gjithë luksin që do të prisnim nga një mikrobus kampi,si shtrate, zonë gatimi, guzhinë, dush dhe banjo. Kjo gjë e bën ktë mjet akoma më masiv. Është 8.4 metra i gjatë dhe 4 metra i lartë gjithashtu ka një lartësi nga toka prej 56 cm. Nëse nga pas duket si një shtëpi e vogël, nga para kabina duket si një kamp stërvitje. Ka tre sedilje të përshtatshme për dy pasagjerë dhe shoferin kurse çdo gjë tjetër për kabinën duket utilitariane, kroskot i errët, kontrolle të thjeshtë për tu përdorur dhe asgjë më tepër.

Predator 6.6 ka një motorr turbo diezel 6 cilindërsh “6.6-Liter Caterpillar”. Fuqia motorrike shkon te të katërta gomat nëpërmjet një kamioje me 7 marrshe. Modeli bazë ka një shpejtësi maksimale prej93 km/orë dhe mund të ecë deri më shumë se 644 km, por mund ta modifikoni këtë mjet me deri në 113 km/orë me një ecje maksimale deri në 1287.5 km. Modifikime të tjera përfshijnë një çikrik, depozitë uji shtesë dhe energji diellore.

Çmimi i këtij monstre RMV Predator 6.6 fillon nga 197,500 dollarë.

This post is also available in: English

Tagged as: