Porsche feston 50 vjetorin e makinës legjendare të garave 917, me këtë koncept të mrekullueshëm

Këtë vit, Porsche feston 50 vjetorin e makinës së saj legjendare të garave 917. E cila debutimin e saj të parë e ka bërë 50 vjet më parë në Gjeneva ‘Motor Show’, makina 917 gjatë gjithë karrierës së saj ka fituar gara të shumta, duke përfshirë garën ‘ 24 Hours of Le Mans’ në 1970 dhe 1971.

Për të festuar këtë rast, Porsche ka zbuluar një koncept modern të 917. Me përjashtim të një fotografie ku shfaqet koncepti sportiv me të kuqe dhe të bardhë, Porsche nuk ka dhënë asnje detaj shtesë.

Me siguri do të dimë më shumë rreth konceptit modern 917 kur të debutojë zyrtatisht me 14 maj në muzeun e Porsche. Ajo do të shfaqet së bashku me 14 makina të tjera që përfshijnë dhjetë modele të reja 917, gjithashtu do të jetë edhe makina origjinale 917-001.

This post is also available in: English