Porsche 911 i vitit 1984 për të gjitha terrenet, i gatshëm për apokalips

Ekipi i kompanisë Kelly-Moss nga Madison i Wisconsinit, SHBA, ka tejkaluar edhe veten gjatë punës me projektin e tij më të ri.

Ata kanë transformuar modelin klasik Porsche 911 3.2 Carrera, i vitit 1984, në një model “Ultimative Safari Off-Road” – për të gjitha terrenet. I quajtur Willy, nga drejtori i operimit i kësaj kompanie Andy Kilcoyne, ky Porsche 911 fillimisht është “zhveshur” tërësisht dhe është ri-konstruktua nga e para, me shumë veçori të reja të cilat tashmë e kanë zbukuruar karrocerinë e tij të viteve 80-a.

Gjatë periudhës prej rreth 10 muajsh, ekipi i Kelly-Mossit ka “zhveshur” këtë veturë dhe pastaj e ndërruan, rindërtuan, ri-konstruktuan apo ridizajnuar çdo pjesë të ish-veturës për gara, kështu duke e shndërruar atë në një bishë Off-Road, e cila është e gatshme për një apokalips (fundi i botës) të mundshëm.

Më interesante janë gomat “BFGoodrich All-Terrain KO2”, me të cilat ky Porsche mund të zotërojë çdo mjedis ku gjendet. Po ashtu, ky model i Kelly-Mossit vjen edhe me një panel unik në çati, mbrojtësit e rinj ndërsa çatia e tij përbëhet nga materiali karbon dhe kevlar.

Përveç kësaj, Willy vjen edhe me dritat LED “9eleven”, shiritin 30-inç me dritat LED dhe shumë gjëra të tjera. Po ashtu, kjo bishë Off-Road mund të mbajë edhe një Porsche tjetër në çati.

Në fund, duhet pranuar se ky është me të vërtetë një Porsche unik, i cili aktualisht është në dispozicion për blerje përmes ankandit me një çmim fillestar prej 400,000 dollarë (rreth 360,000 euro).