McLaren grumbullon koleksionin e saj të supermakinave, së bashku kushtojnë mbi 60 milionë dollarë

Kompania McLaren për të realizuar disa fotografi ka grumbulluar makinat më të mira të saj. McLaren nuk bën makina të lira, disa janë më të shtrenjta se të tjerët, me siguri. Megjithatë ky tubim është diçka tjetër krejtësisht.

Në  fotografitë që do të shikoni më poshtë, janë bërë bashkë disa prej modeleve më të shtrenjta të këtij prodhuesi, që kanë çmim marramendës.

McLaren Technology Centre ka qenë hapësira ku u mblodhën 23 supermakinat, që së bashku kushtojnë mbi 60 milionë dollarë, për të cilat janë shpenzuar shumë fibra karboni.

Fillimisht, bien në sy modelet Sport Series, që kushtojnë nga 4.6 milionë dollarë, si dhe disa Speedtail që janë modelet më të shtrenjta të McLaren. Mes tyre ndodhen edhe Senna, P1 dhe P1 GTR, ndërsa nuk mungon as MP4-12C që është një ndër njësit e para që është lançuar.