Nuk do të shiten më Infiniti në Europë.

Prodhimi i dy modeleve të firmës britanike, Infiniti Q30 dhe QX30, do të ndalojnë në fabrikën e Nissan në Sunderland. Kompania do të ndërpresë të gjithë operimet në Europë nga viti 2020.

Kjo lëvizje është pjesë e një plani ristrukturimi global për Infiniti. Vëmendja do të kthehet në Amerikën Veriore dhe Kinë. Ndërkohë kompania do të vazhdojë punimet në Europën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Infiniti është lançuar në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2008. Por kompania ka vetëm 60,000 konsumatorë në Europë ndër të cilët 10,000 prej Mbretërisë së Bashkuar.

Arsyeja është se kompania e citon si një rrugë të paqëndrueshme investimin në teknologjinë e nevojshme për të reduktuar emetimet.Si të gjithë prodhuesit e tjerë të makinave, Infiniti do ti duhej të investonte shuma të mëdha në elektrifikimin e makinave. Elektrifikimi është i nevojshëm për të reuktuar emetimet, që janë mandatuar në një mesatare pre 95 g/km të CO2 nga viti i ardhshëm.

Kompanisë i nevojiten shuma të mëdha për investim, ndërsa blerësit janë të paktë. Kështu që vendimi përfundimtar ishte që të mos investohet në Europë.

Modelet Q30 dhe QX30 do të tërhiqen nga prodhimi, duke i lënë vend vetëm modelit Q50 saloon si modeli i vetëm i rangut të tij.