Njihuni me Sbarro Espace GT1, një supermakinë e rrallë e Mercedes-Benz

Mos kërkoni gjithmonë për një McLaren ose Ferrari por bleni këtë supermakinë në vend të tyre. Kjo është makina e vetme e llojit të saj dhe ka dale në shitje në Marbella, Spanjë por çmimi nuk është edhe aq i lirë.

Kjo makinë u ndërtua në vitin 1999  në nder të fitores së Mercedes-Benz në garën e LeMans po atë vit. Kjo makinë ka një dizajn karakteristik të viteve 90’ njësoj si rivalet e saj Ferrari F50 dhe Jaguar XJ220.

Kjo makinë ka një motorr V8 Mercedes i cili mund të prodhojë 450 kuajfuqi që do të thotë që është po aq e fuqishme sa Ferrari F50 dhe Jaguar XJ220. Sbarro GT mund të arrijë nga 0-96 kilomtra në vetëm 4.9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 324.9 km/h.

Kjo nuk është hera e parë që kjo makinë ka dalë në shitje, më parë ajo doli në shitje me një çmim prej më shumë se 1 milion eurosh. Edhe akoma nuk ka një çmim zyrtar mos u habisni që kjo makinë të ketë një çmim me një numër me 7 shifra.

This post is also available in: English