Njihuni me Superjahtin i cili është dizenjuar në ngjashmëri me një avion

Ju prezantojmë me superjahtin avion. Aty ku bota e jahtit dhe e aviacionit do të miksohet në një të vetme.

Kantieri i anijeve italiane Codecasa zbuloi planet e saj për ndërtimin e superjahtit luksoz 70 metra të gjatë,  i cili ngjan me një avion

Superjahti Codecasa Jet 2020 është dizenjuar nga pronari Fulvio Codecasa. Sipas projektit dritaret dhe pjesa e përparme  i ngjasojnë avionit. Githashtu do të ketë dhe kabinën e pilotit.

Codecasa synon të sjellë një trend të ri në industrinë e jahteve. Superjahti do të ketë brenda një pishinë, një klub plazhi me ashensor dhe një palestër.

Do të ketë antena radarë të instaluar brenda kupolave me fibër karboni “në stilin tipik të aeroplanëve AËACS”, Sistemi i Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror të Sistemit Ajror, me radarë me rreze të gjata, të përdorura shpesh për operacione ushtarake.

Gjithashtu do të ketë dhe një helipad në bord, ku mund të ulen helikopterë të madhësisë së madhe ose të mesme si dhe një kabinë për kapitenin

Ndërsa specifika teknike dhe çmimi ende nuk bëhet i ditur, superjahti pritet të ndërtohet në fund të këtij viti.