Njihuni me kamperin i cili mund të udhëtojë në tokë por edhe lundron në ujë

‘’The Sealander’’ është një kamper i vogël i cili peshon rreth 500 kilogramë mund të udhëtojë në tokë por edhe mund të lundrojë në det.
Proçesi i kthimit nga një mjet me rrota në varkë është shumë i thjeshtë, duhen vetëm disa rregullime të vogla dhe është gati.
Kjo mini-varkë në det arrin një shpejtësi maksimale prej 10 km/orë.

‘’Sealander’’ ka një çati polisteri të çmontueshme, ka një tavolinë e cila mund të paloset, një ndenjëse për 6 persona e cila madje mund të kthehet edhe në një krevat.
Gjithashtu në brendësi të kamperit mund të gjeni:
Ndriçim me drita led, një sobë, dush, lavaman, tualet dhe gjithashtu një sistem audio.

Çmimi fillestar nga kompania prodhuese është rreth 17 000 dollarë.

Tagged as: