Njihuni me 5 makinat të cilat dështuan gjatë testimit por përsëri kanë dalë në shitje

Në vitin 1885 u krijua automjeti i parë dhe është e mrekullueshme të vihet re sesi makinat janë zhvilluar në drejtim të dizajnit, performancës etj. Me përfshirjen e kaq shumë tipareve të përmirësuara në ditët e sotme makinat janë ‘mishërimi’ i teknologjisë moderne.

Është për tu habitur që me kaq përparime, përsëri ka makina që dështojnë në provën e përplasjes. Pavarësisht që ato janë cilësuar si makina jo të sigurta, vazhdojnë të shikohen në rrugë duke lëvizur. Nuk ka rëndësi se sa të rrepta janë udhëzimet sepse vlerësimet e sigurisë ndryshojnë nga një shtet në tjetrin.

Këtu janë 5 makinat që janë shitur edhe pse kanë dështuar në provat e përplasjes:

5. Ford Explorer

Ford Explorer i vitit 1991 u prezantua në 1990 i cili ishte SUV-i i parë me katë dyer. Ai u vlerësua se ishte i rrezikshëm për shkak të metave në dizajn por përsëri në 2018 Ford Explorer dështoi në testin e përplasjes por është ende e disponueshme për t’u shitur.

4. BMW X1

BMW X1 ka një sistem frenimi shumë të dobët, do pak kohë që të ngadalësojë. Në dallim nga makinat me sistemet më të mira të frenimit ky SUV ka dështuar në testin e përplasjes.

3. Ford Escape 

Një tjetër automjet i rrezikshëm është Ford Escape i vitit 2018, i cili dështoi jashtëzakonisht në sigurimin e mbrojtjes së pasagjerëve të sediljeve të përparme gjatë provës së përplasjes. Por përsëri kjo nuk ndikoi që Ford Escape renditej si një nga makinat më të shitura në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2. Suzuki Jimny

Suzuki Jimny është një SUV i shkëlqyer për t’u ngarë përditë se është shumë e rehatshme por kjo gjë nuk e bën atë të sigurtë. Jimny gjatë testimit të përplasjes mori vetëm tre yje, gjë që nuk është një rezultat i mirë për të mbajtur reputacionin.

1. Ferrari 458 Italia

Ferrari 458 Italia e kaloi testin e tij të sigurisë, por prisni se supermakina po të lëvizi me shpejtësi të lartë shpërthen. Por Ferrari e zgjidhi këtë çështje pasi erdhën shumë ankesa për këtë gjë. Kjo shpjegon përshirjen e Italisë në listë.