Njihuni me 10 makinat që ka nën pronësi piloti i garave, Lewis Hamilton

Hamilton nuk është vetëm një superstar i formula 1 por edhe një fans i madh i makinave.

Lewis Hamilton është një nga pilotët më të shpejtë të garave që bota ka parë ndonjëherë. Aktualisht ai duke ngarë Mercedesin  ka fituar gjashtë tituj botërorë dhe në F1 2020 do të zhvillohej në muajin korrik me siguri ai do të fitonte titullin e shtatë.  

Ai me kalimin e viteve ka krijuar një koleksion të madh makinash të cilat i ka nën pronësi.
Në listën më poshtë ndodhen 10 makina që Hamilton zotëron: 

10. Ferrari LaFerrari

LaFerrari është krijuar me teknologjinë hibride që është përdorur edhe në makinat e tij në Formula 1. Makina LaFerrari që ka nën pronësi Hamilton është unike se është e gjitha e kuqe pa çatinë e zezë.

9. Shelby Cobra 427

Shelby Cobra 427 mund të jetë makina që Hamilton preferon më së shumti pasi nuk e ka modifikuar.

8. Mercedes AMG-GTR 

Duke qënë shofer i Mercedes F1 nuk kishte sesi të mos kishte në garazhin e tij një makinë Mercedes AMG-GTR. Në një intervistë u shpreh se kjo ishte makina e tij e preferuar pas makinës F1.

7. Mini Cooper

Kjo mund të duket një zgjedhje e çuditshme por ka një arsye të mirë. Mini Cooper ishte makina e parë që Hamilton ka patur nën pronësi.

6. Mercedes W10

Mercedes W10 ishte ajo që e çoi Hamilton në fitimit të titullit të gjashtë në botë në vitin 2019. 

5. McLaren P1

McLaren ndoshta është dashuria e parë e Hamiltonit. Ai e bleu këtë makinë pasi u largua nga skuadra e tij McLaren.

4. Mercedes SLS AMG

Në vitin 2014 gjatë vitit të tij të dytë me ekipin Mercedes F1, Hamilton fitoi Mercedes SLS-AMG e cila u bë shumë shpejt një nga makinat e tij të preferuara për ta ngarë çdo ditë. SLS-AMG ka një motor V8, 6.2 litra.

3. Mercedes-Maybach 6

Ky është thjesht një makinë-koncept e gjitha elektrike, Hamilton postoi një foto në instagram me të dhe shkruajti: “Mercedes AMG… Unë dua këtë makinë”. Me sa duket ai e dont një makinë të tillë të shpejtë por edhe elektrike.

2. Mercedes-Benz G63 AMG 6X6

Ndoshta nuk është për t’u habitur që Lewis Hamilton preferon edhe makina për terrene të vështira. Dhe ai ishte një nga ata pak me fat që zotëronte një Mercedes-Benz G63 AMG 6X6.

1.Ferrari 599 SA Aperta

Kjo është një makinë që Hamilton kishte vite që e kishte në koleksionin e tij dhe ai ka shumë pak gjasa që të dëshirojë ta shesë ndonjëherë. Kjo makinë ka debutuar në Motor Show 2010 në Paris dhe janë ndërtuar vetëm 80 prej tyre.