Një tjetër skandal emetimesh nga Daimler, këtë herë në modelin GLK

Daimler ka pasur disa shqetësime në lidhje me një skandal emetimesh pak kohë më parë, i cili mori emrin Dieselgate. Por situata po përkeqësohet për kompaninë.

Rregullatorët gjermanë kanë zbuluar disa evidenca të një softueri mashtrimi në rreth 60,000 modele GLK 220 CDI të prodhuara mes viteve 2012-2015.

Kjo nuk është një sasi e vogël. Zyrtarët i kanë kërkuar Daimler të tërheqë 700,000 automjete në të gjithë botën, e cila përfaqëson një rritje me 9%.

Funksioni i softuerit mbetet i njëjtë. GLK redukton emetimet e oksidit të nitrogjenit gjatë testimeve, por i lejon këto emetime të rriten në kushtet e vozitjes së përditshme në rrugë.

Sipas Daimler, do të bëhet një bashkëpunim i plotë me rregullatorët dhe do të rishikohen faktet.