Një Amerikan bleu një makinë 44 vjet më parë, e shiti për të shumë

Një shitje interesante e makinave na vjen nga shteti amerikan i Minesota.

Bob Sportal nga Pinsburg, Minesota, 44 vjet më parë bleu një kamion Chevrolet, dhe tani ai ka vendosur ta shesë atë.

Bob e bleu Chevy për 75 dollarë dhe tani ia shet për të njëjtën sasi parash nipit të burrit që ishte pronari i parë i automjetit dhe që ia shiti atij disa dekada më parë.

Tom Linstra tha se ai ndjehet mirë pas blerjes, sepse makina ka një vlerë sentimentale.

“Ndjehem sikur po vozis përsëri me gjyshin tim, disa kujtime po kthehen dhe unë jam shumë i lumtur”, thotë Tom Linstra, dhe Bob Sportal deklaron se është i lumtur që makina është përsëri pjesë e asaj familje.