Nissan prezanton crossover-in elektrik IMQ në Gjenevë

Nissan këtë vit ka shfaqur në panairin e makinave në Gjenevë një koncept të ri SUV i gjithi elektrik. Quhet IMQ, Nissan thotë se ky SUV ‘sinjalizon drejtimin’ për projektin dhe teknologjinë e ardhshme të crossover-it.

Prodhuesi i makinave thotë se IMQ kombinon trashëgiminë japoneze me teknologjinë më të avancuar njerëzore dhe stili i saj reflekton rolin e Nissan si pioner dhe udhëheqës në crossovers, me një vështrim të habitshëm që “shtyn kufinjtë e asaj që mund të jetë një crossover evropian”.

Ka një motorr 1.5 litërsh që i vë në funksion dy bateri gjigande e së bashku prodhojnë deri në 335 kuaj fuqi. Në këtë model Nissan IMQ, inxhinierët kanë instaluar sistemin mbresëlënës ‘ProPilot autonom’, mjeti supozohet të jetë në gjendje që të drejtohet në mënyrë autonome në mjediset urbane. 

This post is also available in: English