Më në fund del në shitje një Hummer ushtrie

Kompania Hummer nuk ka prodhuar ndonjë makinë të re që nga viti 2010. Kjo do të thotë që nëse doni një Hummer duhet të kërkoni për ndonjë të përdorur. Por pse të merrni një të tillë kur ju mund të bleni një Hummer ushtrie? Mil-Spec Automotive është duke shitur Hummer H1 të modifikuar nga kompania por ato nuk janë shumë të lirë në çmim.

Gjithçka nisi si një restaurim i Hummer-ave H1 ekzistues por kompania bëri disa ndryshime duke e zgjerur makinën, duke e lyer atë dhe duke i vendosur një motorr të ri më të fuqishëm.

Pamja e brendshme është ndryshuar gjithashtu. Sediljet janë të mbuluar me lëkurë të qepur me dorë dhe kundraujit. Gjithashtu ka edhe modifikime të tjera në sistemin audio. Çdo makinë është e ndërtuar me dorë në servisin e Mil-Spec në Wichita Kansas. Çmimi i një Hummer H1 të Mil-Spec është 200,000$ ndërsa ai i një Hummer M1 Launch Edition është 39,000$ më i shtrenjtë duke qenë se janë bërë më shumë modifikime.

This post is also available in: English