Mercedes ka shpalosur zyrtarisht versionin serik të SUV-it GLB

 

GLB vazhdon të jetë risia e Mercedes-it me platformën MFA2, por nuk do të jetë i fundit, sepse në muajin shtator të këtij viti pritet të arrijë edhe gjenerata e re e modelit GLA.

Ndryshe nga GLA, GLB ka më shumë hapësirë ​​në kabinë do të jenë në dispozicion edhe versionet me 5 dhe 7 sendilje. Duke patur parasysh lidhjen me A-Class, B-Class, CLA-në dhe gjeneratën e ardhshme të GLA-së edhe GLB i ri vjen me një interier të ngjashëm që përfshin sediljet me sistemin e ngrohjes dhe masazhit si dhe vrimat e ventilimit në formë turbine.

Hapësirë të veçantë në interier merr edhe sistemi për informim dhe argëtim MBUX (Mercedes-Benz User Experience), i cili ka aftësinë e të mësuarit falë inteligjencës artificiale, si dhe menaxhimin inteligjent përmes zërit.

Gjithashtu, duhet përmendur edhe ndriçimi në interier si dhe sistemet si “Active Distance Assist” (sistemi për mbajtjen e distancës), “Active Lane Change Assist” (sistemin për ndërrimin e korsive) dhe “Active Emergency Stop Assist” (sistemi i ndaljes emergjente).

Mercedes GLB i ri është i gjatë 4.6 metra, i gjerë 1.8 metra, i lartë 1.6 metra si dhe boshtin e rrotave të gjatë 2.8 metra. 

Fillimisht në dispozicion do të jetë versioni GLB 200 me motor benzinë me kapacitet prej 163 kuajfuqi,  GLB 250 4Matic me motor benzinë 2.0-litër me 224 kuajfuqi si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrota, GLB 200d me motor dizel 2.0-litër me 150 kuajfuqi, GLB 200d 4Matic me motor dizel 2.0-litër me 150 kuajfuqi si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat si dhe GLB 220d 4Matic i cili nën kofano ka motorin dizel 2.0-litër me kapacitet prej 190 kuajfuqi si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Sa i përket shitjes, Mercedes GLB në Evropë pritet të startojë më vonë këtë vit ndërsa çmimi i tij ende nuk është zbuluar.