Mercedes prezanton furgonët e rinjë

Pas disa vitesh ndërtimi dhe testimesh Mercedes-Benz është gati të prezantojë furgonët e gjeneratës tjetër. Kompania gjermane ka dizenjuar 4 seri furgonësh të bazuara në modelin Sprinter. Kompania ka deklaruar semodeli Sprinter City 75 mund të bëhet një nga modelet më popullorë. Ai është një furgon me 38 vende dhe me shumë hapësirë brenda. Furgoni ka sistemin më të fundit të infotainment me touchscreen  të Mercedes.

Gjithashtu furgoni do të ketë edhe një kamera për të ndihmuar në parkim. Modeli Sprinter Transfer do të shitet në 4 gjatësi që variojnë ndërmjet 5.9 metrave dhe 7.7 metrave. Modeli Sprinter Mobility është dizenjuar posaçërisht për njerëzit me aftësi të kufizuara. Furgoni do të ketë një shkallë që ngjitet dhe që mund të mbajë 2 persona njëkohësisht. Furgonët e parë do të dalin në treg përpara fundit të këtij viti me modelet Sprinter Transfer 23 dhe 25, Sprinter Mobility 23 dhe Sprinter City 75. Vitin tjetër priten të dalin të gjitha versionet e Sprinter Travel dhe përpara fundit të vitit tjetër do të kenë dale në treg edhe furgonë me timonë në krahun e djathtë.