Mercedes GLS 2020: Ky është rivali më i egër i BMW X7

Ky është Benzi i  madh i ardhshëm me shkëlqimin e tij, pa asnjë lloj kamuflazhi në të. Gjenerata e radhës e Mercedes GLS duket si një version i cili rrjedh prej modelit GLE.

GLS vjen si një përgjigje ndaj BMW X7, i cili është rivali i saj më i egër.

Krahasuar me GLE, Mercedes GLS ka një dozë më të lartë të kromit në trupin e makinës. Pjesa e pasme fundore adopton një përpunim të ngjashëm por jo të njëjtë me GLE, me fenerët e ngushtë LED.

Megjithatë, karakteristikat e ngjashme me GLE nuk mbarojnë me kaq pasi kabina gjithashtu ka të njëjtin dizajn të kryskotit. Por kjo nuk është diçka e keqe, duke marrë parasysh që interiori i modelit të mëparshëm ishte i vjetër, ndërsa tani duket i veçantë me dizajnin e ri, falë materialeve të cilësisë së lartë.

Kabina ofron hapësirë më shumë se kurrë, sidomos në rreshtin e dytë të ndenjëseve. Shasia është më e gjatë me 60mm, duke e bërë më të gjatë krahasuar me BMW X7.

Konsumatorëve do tu ofrohen një shumëllojshmëri motorësh për të zgjedhur. Përmendim njësinë më të fundit mild-hibrid 48-volt dhe motorët me gjashtë cilindra në një vijë që gjenden edhe tek GLE.

Versionet AMG do të kenë motorin familjar twin-turbo 4.0-litër V8. Të gjithë modelet do të kenë transmetimin automatik me nëntë nivele shpejtësie.

Mercedes gjithashtu kanë bërë disa punime mbi një variant Maybach ultra-luksoz të GLS. Anëtari më i shtrenjtë i këtij rangu do të diferencojë veten nga modelet e tjera me parakolpin, rrotat dhe grilën e përparme të cilat do të jenë unike.

Mercedes GLS i ri do të zbulohet zyrtarisht në Shfaqjen e Makinave në New York më 17 Prill 2019.