Mercedes EQV praktikisht është një V-Class i shndërruar në makinë elektrike

E shfaqur më parë në formën e një koncepti, EQV është dizajnuar për blerësit privatë të cilët duan jo vetëm komfort por edhe praktikalitet. Debutimi zyrtar pason muajin e ardhshëm në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt.

Mercedes-Benz prezantoi ditën e sotme makinën më të fundit elektrike, modelin EQV dhe është e dyta në fazë prodhimi.

E shfaqur më parë në formën e një koncepti, EQV është dizajnuar për blerësit privatë të cilët duan jo vetëm komfort por edhe praktikalitet. Debutimi zyrtar pason muajin e ardhshëm në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt.

Distanca që EQV mund të përshkojë me një karikim të plotë të baterisë është 405 km. Energjia ruhet në një bateri 90kWh lithium-ion vendosur në dyshemenë e fugonit për të përmirësuar aerodinamikën dhe siguruar hapësirë të brendshme maksimale.

Bateria mund të karikohet nga 10% në 80% në vetëm 45 minuta. Fuqia motorike shpërndahet në një motor elektrik frontale 201 kuaj fuqi, mjaftueshëm për të dërguar makinën 3,500kg në shpejtësi maksimale 160km/h.

Makina vjen me teknologjinë e rigjenerimit të energjisë përmes sistemit të frenimit, një proces i cili do rrit distancën që përshkon makina me një karikim. Me rigjenerimin e energjisë përmes frenimit, Mercedes thotë se EQV mund të operohet vetëm me pedalet e gazit.

Dimensionet e brendshme të EQV janë po aq sa të modelit standard V-Class mbi të cilin bazohet. Mund të instalohen gjashtë, shtatë e madje edhe tetë ndenjëse. EQV do të ndërtohet në dy madhësi.

Sistemi MBUX Infotainment vjen standard me ekrane 10-inç të rezolucionit të lartë. Ato tregojnë në kohë reale kalimin dhe konsumin e energjisë. Sistemi mund të kontrollohet me zë.

Blerësit Evropianë të EQV mund të përdorin rrjetin e karikimit Ionity i cili do të përbëhet nga 400 stacione në mbarë Evropën vitin e ardhshëm. Mercedes EQV ruan siluetën, dimensionet dhe stilin e V-Class por ka një grilë motori të re karakteristike për EQC dhe disqe 18-inç alumini. Interiori do të pajisje me stolisje në ngjyrë të artë dhe blu.

EQV do të dalë në shitje në 2021 me çmim prej 65,000 euro, afro 15,000 euro më shumë sesa modeli bazë V-Class.