Mercedes dhe BMW po bashkëpunojnë së bashku për prodhimin e makinave autonome të nivelit 4

Mercedes dhe BMW kanë njoftuar se po punojnë së bashku për të zhvilluar automjete autonome që do të lëvizin në autostradë pa ndërhyrje njerëzore.

Të dy prodhuesit e automjeteve filluan të punojë së bashku në makina të tilla më herët këtë vit dhe po njoftojnë që ato do të jenë në dispozicion në vitin 2024. Edhe pse makinat do të jenë plotësisht autonome, do të kërkohet një shofer në timon.

“Grupi BMW dhe Daimler AG po fillojnë bashkëpunimin e tyre në ngasje të automatizuar”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga BMW. “Përfaqësuesit nga të dy kompanitë ditën e shtunë me datë 7 Korrik nënshkruan një marrëveshje për një bashkëpunim strategjik afatgjatë, i cili do të përqendrohet në zhvillimin e përbashkët të teknologjive të gjeneratës së ardhshme për sistemet e asistencës së shoferëve, ngasjes automatike në autostrada dhe parkim automatik (të gjitha në SAE Level 4).

“Përveç kësaj, janë planifikuar bisedime të mëtejshme për të zgjeruar bashkëpunimin në nivele më të larta të automatizimit në zonat urbane dhe qendrat e qytetit, gjë që nënvizon natyrën afatgjatë dhe të qëndrueshme të ndërmarrjes.”