Mercedes-AMG A45 S përforcohet në 525 kuajfuqi nga Posaidon

Kur versionet AMG të Mercedes-Benz A Class ndoqën modelin standard, shifrat e performancës së tyre u rritën në mënyrë drastike si në aspektin e sprintit ashtu edhe me shpejtësinë më të lartë.

Mercedes-AMG A45 është një makinë mjaft e fuqishme e cila ka një motor Turbo 2.0 litër me  285kW/387 kuaj fuqi ndërsa versioni S i saj ka 310/421 kuaj fuqi. Por Poseidon që është kompania gjermane që merret me modifikimin e makinave kishte përgatitur paketën e re “RS 525”. 

Kjo paketë përfshin përforcimin e motorit të këtij modeli në plot 386 kW/525 kuajfuqi.