Makina 8.9 milionë dollarëshe e Bugatti bashkon klasiken me modernen

Një shikim ndaj makinës dhe është mësë e qartë se nga vjen inspirimi për këtë makinë. Megjithatë nuk është pjesë një kopje e modelit dy dimensional EB110. Përkundrazi dizajnerët synojnë të sjellin EB110 në epokën moderne.

Bugatti Centodieci është supermakina më e fuqishme e prodhuar Francez të makinave duke tejkaluar edhe Chiron me 1,600 kuaj fuqi.

Por nuk është vetëm fuqia që e dallon edhe çmimi prej 8.9 milionë dollarësh. Supermakina ka elementët e dizajnit të modelit EB110 të 1991.

Një shikim ndaj makinës dhe është mësë e qartë se nga vjen inspirimi për këtë makinë. Megjithatë nuk është pjesë një kopje e modelit dy dimensional EB110. Përkundrazi dizajnerët synojnë të sjellin EB110 në epokën moderne.

Transportimi i një pamjeje klasike në një kompleks teknik të së ardhmes. Centodieci, që do të thotë 110 në Italisht për të kujtuar 110 vjetorin e themelimit të kompanisë, ka fenerë të rinjë të hollë me drita LED të integruara, dhe pesë raunde të ajrimit të motorit 16 cilindrash.

Motori 16 cilindër 8.0-litër W16 prodhon 1,600 kuaj fuqi dhe mund të përshpejtojë nga 0-100 km/h në 2.4 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar elektronikisht në 380km/h.

Bugatti do të prodhojë vetëm 10 Centodieci dhe tashmë janë shitur. Dërgesat e para do të fillojnë në 2022. Gjithashtu kompania do të prodhojë 40 Bugatti Divo dhe një La Voiture Noire që është makina më e shtrenjtë shitur ndonjëherë prej 18.68 milionë dollarësh.

Kompania gjithashtu do të prodhojë 500 Bugatti Chiron.