Mahnitëse! Volkswagen konfirmon prodhimin në forma shumë më të vogla të makinave SUV

Pothuajse të gjithë prodhuesit e veturave po bëjnë ndryshime dhe po përshtasin dizajnet për makinat e vogla SUV, por kompania e njohur Volkswagen vendosi të na befasojë me lançimin e T-Roc dhe të Tiguanit të ri.

Gjatë një aktiviteti një prej drejtuesve të Volkwagen Herbert Diess ka bërë të ditur që do të lançohet një SUV i ri, i cili do të jetë më i vogël se Tiguan. Këto makina do të quhen “Volks-SUV”.

Diess gjithashtu shtoi se: “Kjo veturë do të ndërtohet në Portugali dhe do të transportohet fillimisht në Meksikë. E kemi quajtur “Volks-SUV”, që nënkupton se është e dedikuar për njerëzit”.

Sipas tij, do të lançohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara, pastaj në Argjentinë dhe Rusi, ndërsa deri më 2020 do të jetë prezent kudo edhe në Shqipëri. 

Prodhimi do të fillojë gjatë muajit gusht akoma nuk është bërë e ditur se kur do të prezantohet por nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Tagged as: