Ligji i ri i BE-së: Makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Sipas një ligji të ri të Bashkimit Evropian makinat e reja elektrike duhet të kenë një pajisje që bën zhurmë. Ky vendim u mor pasi makinat elektrike janë shumë të qeta, nuk bëjnë zhurmë, duke vënë këmbësorët në rrezik sepse nuk mund të dëgjohen kur u afrohen atyre.

Të gjitha llojet e mjeteve elektrike duhet të pajisen me këtë aparat, i cili tingëllon si një motor tradicional. Sistemi i alarmit duhet të bëjë zhurmë, kur lëviz mbrapa ose kur mjeti udhëton me shpejtësi nën 19 km/orë. Shoferët do të kenë mundësinë për të çaktivizuar pajisjen nëse ata mendojnë se është e nevojshme.

Nga viti 2021 jo vetëm modelet e reja por të gjitha mjetet elektrike duhet pajisen me një zhurmues.