Legjenda Volkswagen Beetle rikthehet e rifreskuar

Thashethemet që prodhimi i Volkswagen Beetle është drejt fundit kishin disa kohë që qarkullonin por ato u konfirmuan edhe nga kompania gjermane e cila pohoi se Volkswagen Beetle Final Edition i vitit të ardhshëm do të jetë i fundit që do të prodhohet. Blerësut mund të zgjedhin ndërmjet modelve SE dhe SEL.

Gjithashtu ata mund të zgjedhin edhe midis disa ngjyrave të ndryshme. Në të gjitha makinat Final Edition ndezja e makinës do të bëhet me anë të një butoni. Kjo makinë do të ketë një motorr 2 litërsh me 4 cilindra dhe turbo dhe mund të prodhojë deri në 174 kuajfuqi.

Këto makina do të jenë vetëm me marshe automatike. Woebcken i cili është edhe drejtuesi i Volkswagen Group of America tha se për momentin nuk ka ndonjë plan për të ndërtuar një makinë që të zëvendësojë Beetle.