Kreu i dizenjuesve të Jaguar flet për planet që kompania ka për modelin e ardhshëm XJ dhe F-Type

Njeriu i cili është përgjegjës për dizajnin e makinave Jaguar të ditëve të sotme është Ian Callum. Ai është kreu i dizenjuesve të Jaguar që nga viti 1999 dhe është përgjegjës për modernizimin e pamjes së makinave Jaguar. Gjatë pjesëmarrjes në Paris Motor Show ai tregoi disa detaje rreth makinave të ardhshme. Callum deklaroi se modeli i ardhshëm Jaguar XJ do të ketë shumë ndryshime. Ai tha se po planifikon ta bëjë makinën të duket e bukur dhe sportive si edhe një makinë në të cilën të gjithë do të donin të hipnin.

Callum gjithashtu u pyet rreth makinës që mund të zëvendësojë F-Type dhe ai deklaroi se nuk kishte plane të tilla nga kompania akoma. Ai tha se do të dëshironte që modeli F-Type i ardhshëm të ishte një makinë elektrike. Ai gjithashtu theksoi se vështirësia më e madhe do të ishte shpejtësia e karikimit dhe pasha e makinës. Ai gjithashtu deklaroi se pamja e brendshme e makinës F-Type të ardhshëm do të jetë fantastike.

Tagged as: