Konfirmohet që BMW M3 Competition do të ketë më shumë se 500 kuaj fuqi

Ka patur shumë thashetheme për M3 e ri, por BMW nuk ka dhënë detaje zyrtare të specifikimeve deri më tani. Kreu i planifikimit të produktit të BMW M, Carsten Pries në një intervistë për ‘Evo’ zbuloi disa informacione në lidhje me sedanin e ardhshëm të BMW-së.

Çuditërisht, M3 i ri do të mundësohet nga i njëjti motor i drejtpërdrejtë me 6 litra që shihet edhe në modelet X3 M dhe X4 M, që debutoi muajin e kaluar. Në versionin bazë, motori S58 prodhon 473 kuaj fuqi nga ana tjetër BMW M3 Competition do të prodhojë 503 kuaj fuqi, me të njëjtën sasi çift rrotulluese si modeli i rregullt. Edhe një here, ky rezultat përputhet me modelet e konkurrencës X3 M dhe X4 M.

Ndryshe nga X3 M dhe X4 M, sistemi i ri xDrive i M3 do të ketë edhe një modalitet me rrota të pasme të huazuara nga M5, duke ju lejuar të dërgoni fuqi në rrotat e pasme me shtypjen e një butoni.

Opsionet e rrotave 19 dhe 20 inç do të jenë të disponueshme, ndërsa gomat Michelin Pilot Sport 4S do të ofrohen si standard. M3 i ri do të debutojë në muajin shtator në Frankfurt ‘Motor Show’, por ne jemi duke pritur që të publikohen fotot e tij online pa shtresën e kamuflazhit, disa javë para prezantimit të tij.

This post is also available in: English