Kjo mund të jetë makina më e rrallë që do të dalë në ankand këtë vit.

Markat Bugatti dhe Lamborghini janë dy nga markat më të njohura në prodhimin e makinave sportive dhe luksoze në kohët e sotme, por nëse flasim për vitet 1920 dhe 1930 Duesenberg ishte simboli i asaj kohe. Kjo kompani e cila ndërtoi makina luksoze me teknologji inovative dhe me performancë shumë të mirë ishte simboli i shtresës së pasur të popullsisë së asaj kohe. Sot makinat Duesenberg janë shumë të rrallë dhe të gjithë kanë diçka unike në ndërtimin e tyre.

Një makinë Duesenberg Model J do të dalë në shitje  në ankandin që do të mbajë Mecum nga data 14-16 mars në Phoenix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duesenberg Model J ishte një nga makinat më të mëdhaja dhe të shpejta gjatë atyre viteve. Ende nuk ka ndonjë çmim të përafërt se sa mund të kushtojë një makinë e tillë por mendohet se një makinë e tillë e rrallë do të ketë një çmim shumë të shtrenjtë.

This post is also available in: English

Tagged as: