Kjo është makina fantastike që është një Lamborghini Gallardo e fshehur brenda një Ford Mustang

Kur duam të blejmë një makinë gjithmonë mendohemi të blejmë një makinë amerikane apo një supermakinë italiane. Disa persona kanë menduar që të bashkojnë një makinë amerikane dhe një italiane dhe ja kanë arritur të bëjnë një makinë të tillë. Makina është gjysmë Ford dhe gjysmë Lamborghini.

Makina quhet Tractorri Custom Coupe e ndërtuar në vitin 2009 dhe kjo makinë do të dalë në ankand në muajin janar tek Barrett-Jackson’s Scottsdale. Makina ka një motorr 5-litërsh V10 i njëjti motorr që përdor edhe Lamborghini Gallardo. Pjesa e përparme e makinë është një Ford Mustang ndërsa ajo e prapme është Lamborghini Gallardo.

Kjo makinë është quajtur Tractorri në nder të Ferrucio Lamborghini dhe fillimeve të tij në biznes si një ndërtues dhe shitës traktorësh. Edhe dizajni i brendshëm është shumë i ngjashëm me dizajnin e brendshëm të një Lamborghini Gallardo.

This post is also available in: English