Këto janë 13 makinat qeveritare që përdorin krerët e disa shteteve (FOTO)

Njerëzit me pushtet ose krerët e shteteve përdorin makina të blinduara me teknologji të avancuar. Zakonisht këto makina janë të asaj marke e cila ndodhet  në atë shtet. Të gjitha këto modele prezantojnë denjësisht vendin e tyre.

Ja 13 makinat qeveritare që përdorin zyrtaret e disa shteteve:

1. Presidenti i Rusisë – Vladimir Putin

Presidenti Putin përdor një makinë të dizenjuar dhe prodhuar nga qendra e kërkimeve shkencore të federates ruse. Kjo limuzinë ka një motor V8 4,4 litërsh që mund të prodhojë deri në 598 kuajfuqi. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 118 milje në orë gjë që është mahnitëse duke marrë parasysh peshën prej 6,5 tonëve të limuzinës.

2. Papa Françesku – kreu i Vatikanit

Kur ai u bë fillimisht Papë ai përdorte një Volkswagen Phaeton për të shkuar në takimet institucionale. Më vonë kjo makinë u zëvendësua nga një Ford Focus i gjeneratës së dytë. Ai për daljet në publik ka në dispozicion 2 makina Mercedes Benz të blinduar një model G500 të viti 2007 dhe një model M500 të vitit 2012. Ndonjëherë Papa udhëton me këto makina duke i transportuar ato me avion.

3. Kancelarja gjermane – Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel si edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier përdorin të njëjtin model makine një Audi A8 L W12 Security. Kjo është një makinë e gjatë me një motor që prodhon 500 kuajfuqi.

4. Presidenti i Francës – Emmanuel Macron

Presindenti francez Macron përdor një DS 7 Crossback në ngjyrë blu të errët me xham panoramik dhe me logon e republikës në pjesën e përparme. Kryeminstri francez përdor një Renault Espace ndërsa kur është me kolegët e tij ai përdor një Volkswagen Multivan.

5. Kryeministri i Spanjës – Pedro Sanchez

Kryemistri spanjoll Pedro Sanchez përdor një Audi A8 L Security. Kjo makinë është e pajisur me një motorr V8, 4 litërsh i cili prodhon 450 kuajfuqi. Makina paraardhëse presidenciale ishte po një Audi A8 i vitit 2001 i cili u përdor për 16 vjet.

6. Mbreti i Spanjës – Felipe VI 

Mbreti i Spanjës Felipe VI është një fans i makinave klasike. Ai ka disa modele të vjetra të Rolls-Royce dhe Mercedes-Benz. Për ceremoninë e kurorëzimit ai përdori një Rolls-Royce Phantom VI, të njëjtën makinë që përdori edhe i ati i tij mbreti Juan Carlos I në vitin 1975.  Megjithatë në ditë të zakonshme ai përdor makina të kohëve moderne si Volvo Mercedes-Benz, Audi ose Lexus.

7. Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar – Mbretëresha Elizabet II

Mbretëresha Elizabet II përdor një Benltey Arnage të modifikuar nga Mulliner. Kjo makinë u prodhua për familjen mbretërore në 50-vjetorin e ngjitjes së saj  në fron. Kjo limuzinë mbretërore është më e gjatë dhe më e gjerë se limuzinat e zakoshme.

8. Presidenti i Brazilit – Michel Temer

Makina presidenciale Rolls-Royce iu dhurua presidentit në vitin 1953 nga biznesmeni Assis Chateaubriand. Përgjatë viteve makina është modifikuar dhe përmirësuar si në performance po ashtu edhe në siguri. Getulio Vargas ishte presidenti i parë që hipi në këtë makinë e cila përdoret edhe sot në parada dhe ceremoni të ndryshme.

9. Presidenti i Turqisë – Rexhep Tayip Erdogan

Makina presidenciale e Erdogan është një Mercedes-Benz S600 i cili është i modifikuar. Dyert e kësaj  makine mund t’i bëjnë ballë një sulmi me pistoletë, armë automatike si edhe një sulmi me mitrolozë. Për të parandaluar sulmet kimike kjo makinë është e izoluar nga ambjenti i jashtëm. Një telefon gjendet në makinë e cila ka një linjë direkte me satelitin Gokturk 1.

10. Presidenti i Italisë – Sergio Mattarella

Pak makina mund të krahasohen me klasin dhe prestigjin e një Lancia Flaminia  335 të vitit 1958 e cila përdoret gjatë paradave nga presidenti italian Mattarella. Kjo është një nga 4 modelet e veçanta të ndërtuara nga Pininfarina.  Kjo makinë ka një motorr V6 2,5 litërsh me një fuqi maksimale prej 120 kuajfuqi.

11. Kryeministrja e Britanisë – Theresa May

Jaguar XJ Sentinel i cili përdoret nga kryeministrja britanike Theresa May mund të përballojë shumicën e sulmeve të jashtme. Gjithashtu kjo makinë ka edhe një depo oksigjeni në rast të ndonjë sulmi kimik ose bakterologjik. Kjo makinë ka një motorr V8 5-litërsh i cili prodhon deri në 503 kuajfuqi.

12. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Donald Trump

Cadillac-u i presidentit Trump i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Bisha” ka një sërë pajisjesh elektronike sigurie nga më modernet. Makina është e izoluar nga jashtë në rast të një sulmi kimik. Gjithashtu brenda makinës gjendet edhe gjaku i presidentit në rast se atij do i nevojitet një tranfuzion gjaku. Makina gjithashtu ka teknologjitë më të fundit të komunikimit

13. Lideri i Koresë së Veriut – Kim Jong-un

Me sa duket King Jong-un e ka ndërruar makinën e tij Mercedes-Benz me një Rolls-Royce Phantom. Megjithëse pak gjëra dihen rreth makinës e sigurtë është që kjo makinë është e blinduar dhe ka shumë sisteme sigurie.