Ju duket e vështirë dhe stresuese pastrimi i tapetave të makinës suaj? Ja sesi mund t’i pastroni lehtë dhe mirë

Shumica e mbeturinave mblidhen nëpër tapete dhe meqenëse pjesët ku vendosim këmbët janë të një materiali të veçantë, pastrimi i tyre bëhet një makth i vërtetë.

Kështu, sipas një shkrimi të publikuar në internet,  thuhet se edhe për këtë çështje ka një zgjidhje.

Si fillim duhet të zgjidhni një furçë të fortë të gjerë e cila do t’ju lejojë që të pastroni në mënyrë efektive makinën. Ekzistojnë edhe disa furça speciale të gomës që largojnë lehtësisht papastërtitë.

Nëse nuk keni një furçë të tillë, mund të përdorni edhe një furçë të vjetër të flokëve ose një krehër të fortë, si dhe furçat e pastrimit. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe furçat e përdorura për të pastruar kafshët, pasi që edhe ato me sukses të nxjerrin në sipërfaqe mbeturinat.

Për të parë se si mund ta bëni një gjë të tillë, më në detaje, shihni videon më poshtë: