Johnson Yachts zbulon disa detaje rreth jahtit më të ri Johnson 115

Kantieri tajvanez Johnson Yachts ka zbuluar disa detaje rreth jahtit më të ri të quajtur Johnson 115 në Fort Lauderdale International Boat Show.

Pamja e brendshme e jahtit prej 35 metrash do të dizenjohet nga Bill Dixon i studios dizenjuese Dixon Yacht Design ndërsa ajo e brendshme do të dizenjohet nga Design Unlimited.

Jahti do të mund të akomodojë 10 ose 12 persona në 5 ose 6 dhoma. Jahti prej 3 katesh do të ketë një pishinë, një garazh të vogël, do të ketë dritare të mëdha për të krijuar një pamje sa të bukur nga brenda-jashtë si edhe një beach club.