Jay Z vs Diddy: Cili i zotëron makinat më të mira?

Përveç albumeve të tij më të shitur hip-hop, Jay Z është i njohur për bizneset dhe martesën e tij me Beyonce. Ai pasi shiti  miliona rekorde, Jay Z themeloi një kompani një kompani që merrej me muzikë e cila rezultoi shumë e suksesshme.

I njohur si Puff Daddy ose thjesht si Diddy, reperi dhe sipërmarrësi i muzikës ka shijuar një karrierë të sukseshme dhe të gjatë në industri qëkur filloi si praktikant në “Uptown Records”. Me kalimin e viteve, ai është zhvendosur tek aktrimi dhe ka filluar linjën e tij të veshjeve. Sipas Forbes, ai ka një vlerë neto prej 820 milion dollarësh, gjë që i lejon atij të blejë makina të shtrenjta.

Diddy dhe Jay Z janë dy nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës – por kush i zotëron makinat më të mira?

15. Jay Z: Maybach Exelero

Jay Z zbriti rreth 8 milion dollarë për Maybach Exelero që përmban një motor twin-turbocharged V12, 5.12 litërsh. Makina ka 700 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 4.4 sekonda. Maybach Exelero ka një shpejtësi maksimale prej 350 km/orë.

14. Diddy: Lamborghini Gallardo Spyder

Një nga makinat kryesore të koleksionit të Diddy është Gallardo Spyder që ka kushtuar 300,000 dollarë. Pjesa më e mirë e makinës është tingulli i motorit V10, 5.2 litërsh, në një farë mënyre, të qënit në gjendje ta dëgjoni atë tingull rrit ose shton emocionet. Makina shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 323 km/orë.

13. Jay Z: Bugatti Veyron Grand Sport

Shumë prej nesh mund të marrin dhurata të vogla për ditëlindje po jo Jay Z, bashkëshortja e tij Beyonce Knowles i ka dhuruar një makinë Veyron Grand Sport që ka kushtuar 2 milion dollarë. Makina ka një motor W16 dhe ka një shpejtësi maksimale prej 321 km/orë.

12. Diddy: Bugatti Veyron

Diddy pozon shpesh para makinës së tij Bugatti Veyron që ka një motor W16 dhe një shpejtësi maksimale prej 321 km/orë. Si një nga makinat më të shpejta është zgjedhja perfekte për një rreper që do të ecë shpejt.

11. Jay Z: Pagani Zonda F

Jay Z u ngrit në famë nga fillimet e përulura dhe Pagani Zonda F rezonon me fuqinë dhe famën e tij. Eshtë një makinë e rrallë,  Zonda F vjen e pajisur me një motor Mercedes AMG 7.3 litërsh dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 3.6 sekonda, ka një shpejtësi maksimale prej 344 km/orë.

10. Diddy: Maybach 57

Maybach-u i parë u zbulua në Tokio Motor Show në 1997. Dy modele u lëshuan: 57 dhe 62, Diddy mori modelin 57, i cili vjen me një motor V12, 5.5 litërsh. Ai më pas ia dha makinën djalit të tij në ditëlindjen e 16-të.

9. Jay Z: Rolls-Royce Phantom

Jay Z bleu një Rolls-Royce Phantom për 380,000 dollarë, ka një motor V12, 6.75 litërsh që prodhon 453 kuaj fuqi.   

8. Diddy: Jeep Wrangler Unlimited

Diddy është parë shpesh nëpër rrugët e Los Axhelosit, duke ngarë makinën Jeep Wrangler Unlimited. Makina vjen e pajisur me një motor V6, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 6.1 sekonda.

7. Jay Z: Ferrari F430 Spider

Edhe pse Jay Z preferon automjete luksoze dhe jashtëzakonisht të shpejta, ai zotëron edhe të paktën një Ferrari të sofistikuar, F430 Spider. Makina ka një motor V8 që prodhon 483 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 3.6 sekonda.

6. Diddy: 1958 Corvette

Sipas thashethemeve, Corvette e vitit 1958 është makina e preferuar e Diddy. Ai mori versionin e kuq me të bardhë, motori prodhon 290 kuaj fuqi.

5.  Jay Z: 1957 Chevrolet Corvette

Corvette e vitit 1957 është një makinë revolucionare. Makina Chevrolet Corvette që zotëron Jay Z prodhon 200 kuaj fuqi.

4. Diddy: Mercedes-Benz SLR McLaren

Mercedes-Benz SLR McLaren është një makinë e përsosur për rreperin e njohur. Ka një shpejtësi prej 321 km/orë dhe ndërthur më të mirën e teknologjisë gjermane me aftësinë inxhinierike të McLaren. Ka një motor V8 që shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 3.8 sekonda. Thuhet se Diddy pagoi mbi 320,000 dollarë për të.

3. Jay Z: Porsche 911 Carrera Cabriolet

Vetëm një model Porsche 911 Carrera Cabriolet ka arritur të mbijetojë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 4.1 sekonda.

2.  Diddy: Cadillac Escalade SUV

50-vjetori i ditëlindjes së Diddy erdhi me një surprizë të veçantë nga nëna e tij, e cila i dhuroi një SUC Cadillac Escalade. Makina e fuqishme vjen me një motor V2, 6.2 litërsh që prodhon 420 kuaj fuqi.

1. Jay Z: Alfa Romeo Spider

Alfa Romeo Spider është një nga makinat më romantike në botë. Motori prodhon 126 kuaj fuqi.