JAHTI 600 MILION EURO QË DO TË JETË MË I MADH SE 2 FUSHA FUTBOLLI

Një jaht gjigant i cili do të jetë më i gjatë se dy fusha futbolli bashkë, do të jetë pjesë e oqeaneve shumë shpejt.

Jahti që do të arrijë vlerën e 600 milion eurove do jetë 229 metra i gjatë. Ky jaht do të thyej rekordin e jahtit të presidentit të Arabisë, i cili ka në pronësi momentalisht jahtin më të madhë në botë me një gjatësi prej 180 metra.

Mjeti lundrues i cili mendohet të ketë një ekuipazh prej 92 anëtarësh, ka një kapacitet për 52 persona të cilët mund të akomodohen në dhomat e tyre. Jahti do të udhëtojë me një shpejtësi prej 47 kilometra/orë.

Sipas projektit të paraqitur, brenda tij do të ketë gjithashtu kazino, teatro, restorante dhe galeri arti. Është treguar që jahti do të bëhej nga alumini dhe një strukturë e posaçme e bërë nga fibra karboni.

Për projektin e quajtur ”Valkyrie” janë dashur tetë muaj për ta projektuar. Qëllimi i tij kryesor i projektuaesit ishte që të ndërtonte një qendër argëtimi lundruese ku të apasionuarit pas lundrimit dhe qejfit mund të kalojnë një kohë të këndshme brenda tij.

Tagged as: