Ja si ngjan makina që është më e vogël se Smart-i

Ashtu siç prodhuesit e makinave na kanë kujtuar gjatë viteve të fundit, lëvizshmëria vjen në shumë forma dhe madhësi. Përshkrimi më i thjeshtë i përpjekjeve më të fundit të PSA në fushën e shërbimeve të lëvizshmërisë është një skuter me tre rrota hibride.

Prototipi “automjet urban efikas i lehtë ” – nuk ka ende një emër të mbetet në mendje – u zhvillua nga “EU-LIVE”, një konsorcium i grupeve kërkimore, furnizuesve dhe prodhuesve të automjeteve. Qëllimi i tij është të krijojë një arkitekturë modulare me emetime gazërash të ulëta, për tregjet Evropiane dhe jo vetëm.

Bashkimi Europian përcakton automjetet e kategorisë L si  automjetet që kanë dy, tre ose katër rrota dhe peshon nën 450 kg. Treçikli i PSA është multifunksional. Ai  është projektuar për të zgjidhur një numër problemesh duke përdorur mjete të ndryshme në një paketë shumë të vogël.

Kabina njëvendëshe, që shoferët hyjnë përmes dyerve qe hapen si ato të Lamborghinit. Gjithashtu  është e mbyllur, e nxehtë, ka rripa sigurie dhe airbag, duke eliminuar nevojën për helmeta ose pajisje të tjera mbrojtëse.

Dy motorë elektrikë të fuqizuar nga një bateri Samsung 48 volt, jep mundësin te kape shpejtësinë e 70 km/orë dhe me zero lëshim gazërash. Kur shpejtësia kalon 70km/h, një motor prej 31 kW, benzine i prodhuar nga “Peugeot Scooters”aktivizohet duke mundësuar një shpejtësi maksimale prej 130 km/h.

Vetura kthehet duke u përkulur, “duke e bërë atë të lehtë për tu drejtuar, njësoj si një skuter me tre rrota”, deklaron PSA. Sistemi i amortizimit është hidraulikë dhe hidropneumatikë. Në vetëm 2.4 metra të gjatë (më e shkurtër se një Smart ForTwo) dhe 85 centimetra e gjerë. Kështu që ajo mund të parkojë  pothuajse kudo.