Ja sesi është ndërtuar makina 2019 BMW 3 Series (VIDEO)

BMW javën e kaluar prezantoi sedanin e saj më të ri 3 Series tek panairi i makinave në Paris. Tashmë prodhimi i kësaj makine ka filluar, imazhet e bashkëngjitura vijne nga fabrika në Mynih, Gjermani.

Kompania ka shpresa të mëdha për modelin e ri pasi shefi i zhvillimit Klaus Frohlich pretendon se do të jetë eklipsi i të gjithë rivalëve në aspektin e dinamikës së ngasjes.

Ai gjatë një interviste me ‘Motoring’ tha që është lodhur nga kritikat negative për gjeneratat e mëparshme të makinës dhe thotë që eshte gjithmonë mirë të shihet një makinë moderne që po ndërtohet në një strukturë të nivelit të lartë si kjo.

Të shikosh këto makineri që bashkojnë pjesët e makinës si puzzle është me të vërtetë një ndjesi shumë e bukur.

This post is also available in: English