Ja përse BMW Serie 7 ka një grilë kaq të madhe.

Ka dy fjalë që shpjegojnë më së miri grilën e re të Serie 7: e madhe dhe e polarizuar.

Vendimi i BMW për të rritur madhësinë e grilës në sedanin e ri ishte diçka që bota nuk e priti me krahët hapur. Është i njëjti reagim me 2020 Toyota Supra. Disa ishin të mahnitur, disa të tjerë ishin të tmerruar.

Me siguri jeni mes atyre që duan një shpjegim nga marka bavareze. Alexey Kheza, dizajneri i BMW, ofroi disa njohuri për dizajnin e ri në një video të BMW Blog.

Sipas Kheza, grila super e madhe e Serie 7 ishte e dizajnuar në mënyrë që të kishte më tepër komunikim me pjesën tjetër të linjës së BMW. Në sedanë më të mëdhenj, një grilë më e madhe.

Kjo mund të shpjegohet edhe me 2019 BMW X5 dhe X7, SUV-ë më të mëdhenj kanë grilë më të madhe.

Për më tepër, Kheza shtoi se grila më e madhe lejon ata të dizajnojnë një parakolp më të pastër, më të ultë. Stilimi i minimizuar i parakolpit është funksional. Penelet trupore të ngjyrosura drejtojnë ajrin në perdet e ajrit e cila përmirëson aerodinamikën e sedanit.

Duket se ajo që të gjithë e urrenin shërben për një qëllim. Për më tepër shpjegime, ndiqni videon më lart.