Ja cilat janë 6 fotografitë më të famshme të jahteve në Instagram

1.Jahti Khalilah

Jahti Khalilah është i gjatë 49 metra dhe është ndërtuar nga amerikani Palmer Johnson në vitin 2014. Khalilah u bë një nga jahtet më emblematike falë formës së saj dhe ngjyrës së pazakontë. Jahti në total ka 5 kabina dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 30 nyjesh.

2. Jahti La Pellegrina

La Pellegrina është i gjatë 49 metra, u projektua nga Exequiel Cano Lanza, ndërsa dizajni i saj i brendshëm u krijua nga Jean-Pierre Fantini. Eshtë ndërtuar nga Couach Yachts dhe dorëzuar në vitin 2012, ka një shpejtësi maksimale prej 28 nyjesh.

3. Jahti Freedom

Freedom është e aftë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 40 nyjesh në sajë të tre motorëve me ujë. Dizajni i jashtëm po ashtu edhe dizajni i brendshëm pasqyrojnë personalitetin e pronarit, i cili kërkoi një jaht për rritjen e kontaktit maksimal me detin, duke siguruar gjithashtu privatësinë më të madhe. Jahti Freedom është i gjatë 27 metra.

4. Jahti Aurora

Fulvio De Simoni stiloi pamjen e jashtme të saj, ndërsa dizajni i brendshëm u bë nga bordi i Achielle Salvagni. Aurora është mundësuar nga dy motorë dizel që prodhojnë 3460 kuaj fuqi, ka një shpejtësi maksimale prej 21 nyjesh dhe është e gjatë 49 metra.

5. Jahti Quantum Blue

Ndërtuar në vitin 2014, Quantum Blue është dizajnuar nga Tim Heywood dhe Alberto Pino. Eshtë e gjatë 104 metra, ka një shpejtësi maksimale prej 22 nyjesh.

6. Jahti Acionna

Ajo ka një gjatësi prej 175 metra, është megajahti i fundit në botë dhe sfidon shumë paragjykimet rreth jahteve të mëdha që shpesh thuhet të jenë homogjene dhe konvencionale. Në shikim të parë është e qartë se Acionna është absolutisht unike.

 

 

This post is also available in: English